Vjosa Osmani del përsëri kundër LDK’së: Voton kundër mbajtjes së seancës për rrëzimin e Kurtit


Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, mocion ky i përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partneri i koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës më në fund ka marrë vendim për mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, krejt kjo pas rekomandimit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, ajo që është parë përsëri është se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dalur edhe njëherë kundër LDK’së, partisë së saj duke votuar kundër mbajtjes së seancës gjatë ditës së nesërme.

Baby Boo