Vjollca Izeiri nga Gostivari referon në duelin Bayerni i Munihut, Arsenali në Alianc Arena!


Referja e futbollit, Vjollca Izeiri nga qyteti i Gostivarit sonte po shijon një moment shumë të veçantë në karrierën e saj.

Ajo ndan drejtësinë në duelin e UEFA Champions League në konkurencë të femrave, në duelin në Munih ku Bayerni pret Arsenalin.

Izeiri është asistente e parë e maqedonases Ivana Projkoska që është arbitre kryesore e përballjes në fjalë. Për Izeirin kjo është një tjetër arritje e madhe, ndërsa delegimi për këtë ndeshje të këtij niveli flet për punën e shkëlqyeshme dhe përkushtimin që gostivarasja po bën në detyrën si refere e futbollit.

Njëkohësisht ky fakt paraqet mirënjohje edhe për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, për kujdesin që tregon për edukimin dhe avansimin e referëve.

Baby Boo