Vjen reagimi i mjekut të QKUK’së që suspendua për mosrespektim të orarit: Atë ditë, unë shpëtova jetën e një të riu


pecialisti i Urologjisë, Fahredin Veselaj, i cili u suspendua dje nga puna e tij në QKUK për gjashtë muaj, ka thënë se në datën 11 shtator kur nuk kishte respektuar orarin e punës, kishte kryer tri operime të rëndësishme.

Veselaj, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se dikujt po i pengon puna e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka thënë se në po të njëjtën ditë, të martën e 11 shtatorit, ka shpëtuar jetën e një të riu që ishte plagosur me thikë.

Reagimi i plotë i Fahredin Veselajt, pa ndërhyrje:

Të nderuar Qytetarë të vendit!

Të nderuara media elektronike!

Të gjitha mediat elektronike sot po raportojnë për suspendimin e tim nga puna “për shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.

Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndarë mediave elektronike.

Lajmi i Zi është lajm!

Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytetareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarisë kam shpëtuar jetën e një të riu të therur me thikë!

Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?

A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?

A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?

“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!

Në fund ju them njerëz jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!

Pacientëve të mi shërim të shpejt!

Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.

Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi: Sinqerisht, Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog Sent from Yahoo Mail for iPhone.

Baby Boo