Vjen reagimi i Joshuas pas humbjes ndaj Usyk


Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ia shkaktoi Anthony Joshuas humbjen e dytë në karrierë dhe ia mori titujt e botës në kategorinë e rëndë, WBA, WBO, IBF, mbrëmë.
Usyk fitoi ndaj britanikut në Londër me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ndërkohë, tani ish-kampioni i botës, Anthony Joshua ka reaguar në rrjetet sociale me një foto dhe një mesazh motivues.
“Qëndroni pozitiv edhe nëse bota po rrë*nohet para jush! Londër të dua dhe të falënderoj çdo herë”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Baby Boo