Vjen reagimi i Haradinajt pas anulimit të vendimit që Bechtel-Enka’s t’i jepet kontratë 50-milionëshe


Pas anulimit të vendimit të Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”, nga Qeveria e re e Kosovës, e që thuhej se ia mundësonte Bechtel-Enkas 50 milionë euro, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Këtë e ka quajtur mashtrim, duke thënë se qeveria e re anuloi vetëm kyqjet për Ferizajn dhe Vitinë.

“Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti. Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma. Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky anulim ka ardhur në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
“Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë – thjeshtë me një vendim. Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë. Koha kur Kosova jep miliona pa bazë – 49.6 milionë euro më saktësisht – është e shkuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka ngritur këtë çështje urgjente në Qeveri. Qeveria ndërsa, sot, me të gjitha votat për e asnjë kundër, anuloj vendimin për këtë angazhim. Nga koha e vendimit të shkuar e deri më sot mund të jenë shkaktuar dëme financiare të cilat do t’i trajtojmë si shtet me ligj e dinjitet”, ka shkruar Abdixhiku.

Baby Boo