Vjen lajmi nga Holanda: Nuk ka negociata me Shqipërinë, të ndahet Shkupi nga Tirana


Sot ministri i Jashtëm holandez Stef Blok u tha deputetëve në Hagë se do të kërkojë ndarjen e Shkupit nga Tirana pasi sipas tij vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Reagimi vjen pak ditë para se ministrat e Jashtëm të mblidhen me 13 Tetor në Luksemburg.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok.

Stef Blok është i qartë në problemet që po has Shqipëria. “Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në lu ftën kundër kr imit të organizuar dhe korr upsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në lu ftën kundër kr imit të organizuar dhe korr upsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar per mos marreveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat ne funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, shton ministri.

Për Shqipërinë pengesë sipas deputetëve holandezë është edhe ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Autoritetet holandeze janë të shqetësuara edhe pas rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia atje. Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Eurostat, të parët për emigracion të paligjshëm në Holandë ashtu si ne France janë shqiptarët.

Baby Boo