Vjen lajmi i mirë për koronavirusin: Gjithë të sëmurët zhvillojnë antikorpe


“Ky mund të jetë lajmi i parë vërtet i mirë për koronavirusin”. Në këtë mënyrë komentohen rezultatet e studimit kinez të botuar sot në revistën prestigjioze Nature Medicine. Sipas hulumtuesve kinezë, pas 19 ditësh nga infektimi, të gjithë pacientët e shëruar nga COVID-19 zhvillojnë antikorpe, në sasi të ndryshme.

Më në detaj, 100% të të prekurve nga virusi pandemik zhvillojnë antikorpe të tipit IgG, që prodhohen pas prodhimit të atyre Igm, që janë antikorpet që aktivizohen normalisht nga organizmi kur reagon ndaj një infeksioni të ri.

Antikorpet IgG mbrojnë për një periudhë më të gjatë personin. “Në qoftë se bazohemi tek precedentët e SARS dhe Mers, këto antikorpe duhet të mbrojnë nga rikthimi i koronavirusit, për të paktën një periudhë 12-24 muajshe. Një lajm i madh”, nënvizoi Guido Silvestri, që drejton laboratorin Emory, një nga më të avancuarit në botë për sa i përket Imunologjisë.

Rezultatet duhet të verifikohen në studime të mëtejshme, por ky mund të jetë një sinjal i mirë edhe për testet serologjike, që mund të përcaktojnë imunitetin e një personi ndaj virusit që ka bllokuar botën.

Baby Boo