Vjehrri nga Tetova i arrestuar ditë më parë, pasi u la i lirë e rreh përsëri renë e tij


Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkek të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai e kishte përsëritur veprën dhe e kishte sulmuar përsëri fizikisht rejën e tij (nusen e djalit). Personi është mbajt në një stacion policorë kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Çështje Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Baby Boo