Vjehrri ka një epitet fantastik për Meghan, dhe jo pa arsye


Meghan Markle duket se ka një marrëdhënie kaq miqësore me vjehrrin e saj, mbretin e ardhshëm të Anglisë, sa ky i fundit tani nuk e thërret më në emër. Për dukeshën, princi Charles ka një epitet dhe shumë interesant madje.

Ai e quan Tungsten dhe jo më kot. Tungsten është një lloj metali që përkthehet në “i ashpër dhe i pathyeshëm”, dy cilësi që me siguri princeshës nuk i mungojnë.

Por gjithsesi, duket se kimia mes tyre është e dyanshme. Meghan është po kaq e dashur me të dhe e vlerëson çdo ditë e më tepër percjell Elle.

E ndërsa mbreti i ardhshëm është shprehur më shumë se njëherë se “Tungsten” është inteligjente dhe e sjellshme, por mbi të gjitha e bën Harry-in e lumtur. A mund të mos e pëlqesh?

Baby Boo