Vjedhje në Bashkësinë Islamë në Gjilan


Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Gjilan është bërë një plaçkitje në Bashkësinë Islame të qytetit, ku deklarohet se janë vjedhur një shumë e madhe parash.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe kanë vjedhur diku 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor i Kosovës dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo