Vjedhje me dhunë në marketin “KAM” në Tetovë


Dje rreth orës 20.00 në rrugën “Video Smilevski Bato” në marketin “KAM” është kryer vjedhje e rëndë me dhunë, ku nën kërcënimin e armës 2 persona kanë arritur ti marrin të hollat nga ky market.

Kjo vjedhje lidhet ngushtë edhe me një vjedhje tjetër ditë më parë në marketin “Kipper” ku është kryer në të njejtën menyrë.

Sipas informatave jozyrtare që posedon Pa Censurë, policia i ka të njohur emrat e grabitësve dhe është vënë në ndjekje të tyre. /Pa Censurë

Baby Boo