Vjedhja skandaloze/ Infermierja përdor kartën e kreditit të pacientit që ndërroi jetë nga COVID-19


Një vjedhje në rrethana skandaloze është raportuar në New Yourk, ku një infermiere ka përdorur kartat e një pacienteje të saj që kishte ndërruar jetë nga COVID-19.

Danielle Conti, 43 vjeç po përballet me akuzën e rëndë të vjedhjes, edhe pse shuma e marrë është vetëm 60.23 dollarë. Referuar mediave amerikan, e gjitha është zbuluar nga një e afërme e viktimës! Mësohet se pacientja kishte vdekur më 12 prill, e ndërsa kartën e saj të kreditit ishin bërë blerje, gaz dhe ushqime në datën 28 prill. Referuar policisë, infermierja 43-vjeçare dyshet t’ia ketë marrë kartën e kreditit teksa i shërbente në spital të moshuatës 70-vjeçe. Lidhur me këtë rast ka pasur një reagim edhe nga ana e spitalit, ku njoftojnë se 43-vjeçarja është pezulluar nga puna!

“Danielle Conti është pezulluar përkohësisht dhe do të përballet me drejtësinë për akuzën e vjedhjes. Ne po bashkëpunojmë me polici,e spitali po kryen hetimet e veta për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Infermierja ka qenë punonjëse e këtij spitali që nga 2007”, njofton spitali.

Baby Boo