VJEDH KASAFORTËN E LOKALIT, ARRESTOHET 22 VJEÇARI (DETAJE-VIDEO)


Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë pasi dyshihet se ka vjedhur kasafortën e një lokali.

Policia bën me dije se më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : M.L., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej

– 7.265 Euro

– 120 Paund

– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” .
https://www.facebook.com/drejtoriaepoliciselezhe/videos/938707126321528/

Baby Boo