Vjedh 366.000 denarë në bastore (Video)


Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë, ka parashtruar kallëzim penal, ndaj personit D.Y 47 vjeçar, nga fshati Sume-Republika e Shqipërisë, për shkak se egzistojnë baza të dyshimeve, se ka kryer vepër penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas policisw, më 12 nëntor, në një bastore sportive në rrugën “Ilindenska” në Tetovë i dyshuari, duke përdorur mjetë të përshtatshëm, dhe forcën fizike ka hyrë dhe ka marrë rreth 366,000 denarë.

Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë, Zyra e jashtme e krim policisë-Gostivar, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj personit K.. 28vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit, dhe shtetasit të Shqipërisë I.D. 47 vjeçar, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer 13 vjedhje të rënda, si dhe ndaj 41vjeçarit E.M. nga Tetova për vepër penale “mbulim dhe fshehje”Te dyshuarit K.M. dhe I.D. dyshohet se vjedhjet i kanë kryer, në periudhë prej muajit gusht deri në muajin nëntor të këtij viti, edhe atë në qytetin e Gostivarit si dhe fshatrat Debresht dhe Vranjovc, ku në të shumtën e rasteve kanë përdorur forcë, duke hulumtuar në shtëpitë e qytetarëve, të cilët gjenden me punë të përkohshme jashtë vendit, derisa E.M. prej tyre ka blerë mjetet, për të cilat ka qenë në dijeni, se bëhet fjalë për mjete të vjedhura, dhe më pas ua ka shitur personave të tretë.

Pjestarët e policisë, nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë,mbrwmw rreth orës 22.00, në rrugën “121” në afërsi të tregut të gjelbërt në Tetovë, kanë privuar nga liria 23 vjeçarin H.S. nga Tetova.Gjatë kontrollit të kryer ndaj personit H.S policia ka gjetur marihuanë, e cila është marrw për ekspertizë.

Poashtu mbrëmë rrethë orës 20 e 50 minuta, në rrugën “ Svetozar Spirovski” në Gostivar, është privuar nga liria 36 vjeçar B.R. nga Gostivari, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.Punohet në zbardhjen e plotë të dy rasteve në fjalë.

Baby Boo