Vizita e Vuçiqit, kjo është situata në Kosovë sipas KFOR-it


Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka kurrfarë shenjash të tensioneve potenciale.

Kështu i tha “Danasit” të Beogradit koloneli Vinqenco Grasov, zëdhënësi kryesor i KFOR-it. Ai ka shtuar se misioni do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të bëhet e mundur vizita e qetë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur se si e komenton vendimin e Vuçiqit që Beogradi zyrtar të ndërpresë të gjitha komunikimet me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Kosovë, Grasov tha se KFOR-i nuk komenton çështje politike.

Sidoqoftë, KFOR-i ka pasur bashkëpunim e partneritet të shkëlqyeshëm me forcat e armatosura serbe, në mënyrë që të garantojë paqe e stabilitet në këtë rajon, e sidomos përgjatë kufirit, është shprehur ai.

KFOR-i mbetet i gatshëm që të ofrojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin që ka. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mundësohet vizita e sigurt e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim të afërt me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ka thënë Grasov.

Baby Boo