Vizita e Dua Lipës në Tiranë, reagon Besa Kokëdhima: U bë një shtet e treg prej vërteti


Dua Lipa u prit nga kryeministri dhe kryetari i bashkisë në një vizitë në Tiranë që u përfol shumë dhe mori vëmendjen e të ghithëve, sepse misioni i saj dhe i familjes i dedikohet shqiptarve.

Ama për Besa Kokëdhimën, pritja që ju bë Dua Lipës nuk qe e merituar.
“Dua Lipa është një yll! Por Dua u bë edhe në një shtet e treg prej vërteti. Nuk do kish as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kish qenë në Shqipëri, pa të drejta autori, pa prioritarizim e mbështetje për artin, në kushtet mjerane që e kanë katandisur artin dhe artistët Shqiptarë. Po të kish qenë Dua në Shqipëri, muzikën e saj do e quanin jokomerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte 0 të ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike në club-s apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Këta habiten shumë që kur ke talent mund të bëhesh yll, se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithçka janë politikanët. Rockstaret më ekstravagantë e showmen-ët më të spikatur janë politikanët”, shkruan këngëtarja në një postim.

Baby Boo