Vizbeg, banorët paguajnë për ujin që s’e kanë shfrytëzuar


Banorët e lagjes Vizbeg të Shkupit janë të detyruar ti shlyejnë të gjitha borxhet ndaj ndërmarjes “Ujsjellësi” edhe pse për një dekadë të tërë në çezmat e tyre nuk rrjedh as edhe një pikë ujë. Me një fjalë, ata paguajnë për ajrin e shpenzuar gjatë hapjes dhe mbylljes së çezmave. Të anketuar për Alsat, vizbegasit thonë se janë të revoltuar për këtë detyrim të ndërmarjes,

“Ne i paguajmë faturat ndërsa ujin nuk e kemi shfrytëzuar. Kemi pas bunar, kemi mbush te xhamija, ku kemi arrit..Faturat nuk i kemi prit, faturat kanë ardhut papritmas, vetëm kur i kemi pa që na i kanë sjell, për të gjitha ato vite, dikush ka 2 mijë euro, dikush ka 5 mijë, dikush ka edhe 8 mijë

“Kjo nuk është normale, këtë e kemi biseduar edhe me drejtorin e ujsjellësit. Ne që skemi pas ujë përse të paguajmë, kur nuk kishte as ajër e jo më ujë, ajër nuk kishte, nuk e di sa është normale m i paguar, këto nuk duhet mi pagu, unë nuk e paguaj, kam dhe nuk i paguaj. Prej atë ditë që ka ardh uji, i kam në shtëpi të gjitha të paguara”

“Ato që nuk i kemi shfrytëzuar as që e kemi mendjen me shku mi pagu, pprej asaj dite që ka ardhë uji, ato faktura që kanë ardh tash ato norma që duhet ti paguajmë”.

Nga ndërmjarrja thonë se për këtë problemtikë do të përgjigjen ditëve në vijim. Për momentin, furnizimi me ujë në disa pjesë të lagjes Vizbeg ka nisur të rregullohet mirëpo, me rritjen e temperaturave shtypja e ujit është ulur duke rrezikuar banorët sërish të mbeten pa ujë edhe këtë sezo veror.

“Tash është ajo sezona kur mundet me ra shtypja, ka fillu të bie, mirëpo nuk është sikur përpara, ka ujë..Momentalisht është pak më e dobët, mirëpo në termine të caktuara”.

Pak është përmirsu, mjaft nuk është po pak është më mir..Ende nuk e dimë se çka do të bëjmë”.

Mungesa e ujit ishte shkak që vizbegast verën e kaluar të protestojnë për ditë të tëra duke bllokuar rrugë dhe bulevarde. Gjithashtu, banorët kërkojnë rrejt të ri të ujsjellësit për shkak të rritjes së lagjes me shtëpi të reja.

Melihate Rustemi 

Baby Boo