Viti i Skënderbeut, promovohet trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”


Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Shkup u promovua trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet “Dragoi”, “Udhëkryqi” dhe “Flakadanët e Lirisë” të autorit Avni Deahri. Sipas panelistëve romanet në fjalë ngërthejnë një shtrirje epike të mahnitshme që nga shtatzënia e Vojsës me Gjergjin që do të bëhej kryetrim i Arbërisë, e deri në ditën e kortezhit të të Kastriotit në Lezhë. Kohërisht, drama e trilogjisë shtrihet në kufijtë gati shtatëdhjetë vjeçare të mesjetës shqiptare.

Avni Dehari me romanet e trilogjisë “Gjergjat në drita përkrenaresh” me mjeshtri të rrallë u jep jetë ngjarjeve historike duke bërë që mesjetën shqiptare ta përjetojmë si diçka krejt reale me peizazhet, diellin, ajrin, pasionet, dashurinë, mëritë, mallin, pabesitë e njerëzve e të shteteve dhe sidomos fatin e popujve të vegjël dhe të vetmuar- tha Rushit Ramabaja, redaktor.

Trilogjia ime “Gjergjat në drita përkrenaresh” të jetë nxitëse për ti nxitur edhe shumë krijues të tjerë që të shkruajnë libra për personalitetet e shumta të historisë sonë të pasur kombëtare. Jo vetë të kohës së Skënderbeut, por për luftëtarët e periudhave të ndryshme pse jo edhe të luftës së fundit që ka zhvilluar popullimi ynë dhe që natyrisht po bën përpjekje që ta përmirsoj pozitën e vet edhe më tej- tha Avni Dehari, autor.

Baby Boo