Viti i shqiptarëve dhe simboli i shqiponjës!


Eurovizion 2018 Ky padyshim mund të konsiderohet dhe viti i shqiptarëve. Në maj u mbajt festivali i Eurovizion, ku për herë të parë konkuronin tre shqiptarë, që përfaqësonin tre shtete të ndryshme. Ermali, Eugenti dhe Eleni ishin treshja më e përfolur e këtij festivali ndaj dhe takimi i tyre dhe fotoja me simbolin e shqiponjës u përfol gjatë në media.

Kujtojmë se kjo i shqetësoi shumë grekët, të cilët e ngritën këtë çështje deri në parlamentin e tyre. Për simbolin e shqiponjës së Elenit shkruajtën dhe mediat ndërkombëtare, të cilat në disa nga shkrimet e tyre theksonin se “Eleni thjesht po mbështeste vendin e saj të lindjes”.

Por padyshim, Eurovizion 2018 do të mbahet mend për tre shqiptarët, këngët e të cilëve ishin më të pëlqyerat dhe më të votuarat.

Era Istrefi këngëtarja e parë shqiptarë që këndon këngën himn të Botërorit 2018
Era Istrefi në bashkëpunim me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Nicky Jam dhe Will Smith, sollën këngën zyrtare të Kupës së Botës. Një këngë ritmike e cila është një nga më të kilikuarat për momentin në botë. Era Istrefi do të performojë natën finale të Botërorit, dhe kështu ajo do të jetë e para këngëtare shqiptare që performon në një event të tillë me përmasa kaq të mëdha.
Dua Lipa këndon në finalen e Champions League Dua Lipa gjithashtu ka përformuar disa nga këngët e saj në finale e madhe të Champions League, ku luanin Real Madrid dhe Liverpool. Dua performoi në një super skenë dhe u bë kështu tema kryesore e mediave.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha thyejnë rekordet e Top Listave Tre këngëtaret me origjinë nga Shqipëria për të parën herë janë në të njëjtin nivel me sukseset e tyre ndërkombëtare. Me projektet e tyre të fundit janë ndër këngët më të dëgjuara në mbarë botën.
Xhaka dhe Shaqiri çojnë lart emrin e Shqipërisë dhe Kosovës dy golat kundër Serbisë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i kanë dhënë një tjetër kuptim Kupës së Botës. Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja e Zvicrës u ndesh me Serbinë. Një ndeshje shume delikate për katër shqiptarët e Zvicrës, të cilët ashtu siç dhe u tha nga kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichtsteine, katër shqiptarët janë provokuar vazhdimisht. Ishin pikërisht dy djemtë nga Kosova, Xhaka dhe Shaqiri që i dhanë fitoren Zvicrës. Të dy lojtarët pas shënimit të golit kanë festuar me simbolin e shqiponjës. Kjo ndryshoi komplet rrjedhën e ngjarjes, pasi shqiptarët në gjithë botën mbrëmë ishin me Zvicrën dhe me katër djemtë shqiptarë, të cilët para disa kohësh i kanë paragjykuar që kishin zgjedhur Zvicrën dhe jo Shqipërinë.

Por kjo ka shkaktuar shumë zemërim tek serbët, të cilët e marrin veprimin e dy shqiptarëve nga Kosova si provokim dhe kanë filluar të propagandojnë fort për të shfrytëzuar situatën në favorin e tyre.

Baby Boo