Viti 1920, kur flamuri shqiptar valëvitej në nderim të pavarësisë së Amerikës


Tiranë, 4 korrik – Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara kur flamuri shqiptarë rreshtohej krah flamurit amerikanë në vitin e largët 1920.

Ambasada e SHBA-së në faqen e saj në facebook shkruan:“Foto e Ditës 1920, Shqiptarët nderojnë Shtetet e Bashkuara. Me flamurin amerikan të rreshtuar në krah të flamurit të tyre kombëtar, fëmijët shqiptarë mblidhen për të nderuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar që në këtë mënyrë do të përcjellin përtej oqeanit mirënjohjen e tyre për ndihmën dhe përkrahjen në kohë të vështira”.

Baby Boo