Visar Ymeri: Ideologji problematike që Trump e quajti Kosovën vend mysliman


Ish-deputeti i PSD-së dhe Vetëvendosjes, Visar Ymeri në RTV Dukagjini ka thënë se edhe te kjo marrëveshje ashtu si edhe te ato në Bruksel, ka dykuptimësi.

Ai thotë se pikë problematike mbetet përdorimi i liqenit të Ujmanit.
“Përfshirja ën Mini-Schengen është një pikë që për momentin nuk mund të themi as mirë as keq, pasi që në Mini-Schengen futen vetëm shtetet e pavarura e që kjo do të nënkuptojë një njohje nga Serbia”, tha ai.

Ymeri thotë se gabimi i Kosovës është se po zotohemi për disa çështje që sipas tij nuk e dimë se si do të jetë fundit i dialogut.
Ish-deputeti i PSD-së duke komentuar cicërimat e Trump në rrjete sociale pas takimit tha se etiketimi i Kosovës si vend myslimanë na dëmton.

“Ndërlidhja që Trump i bëri Kosovës si shumicë myslimane me zhvillimet në lindjen e mesme si ideologji është problematike. Ekstremi i djathtë që është i pranishëm si në SHBA ashtu edhe në disa shtete të BE e kanë parë Kosovën në aspektin fetarë e jo atë politikë”.

Ish-deputeti i PSD-së thotë se SHBA-së më shumë i ka interesuar ana jonë fetare se politike në raport me Izraelin.
“E tha edhe Zëvendës presidenti i SHBA se Kosova është vendi i parë myslimanë që njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Baby Boo