Visar Peja flet mes lotësh për vdekjen e babait: Ishte një sëmundje që nuk arriti ta përballoj


I biri i të ndjerit, Visar Peja, në një intervistë në programin e mëngjesit në Klan Kosova ka bërë të ditur se problemet shëndetësore ishin të pa përballueshme për babain e tij.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate ka ndërruar jetë. Ishte një sëmundje që nuk arriti ta përballoj, një sëmundje që e ka pasur prej shumë më herët por iu ripërtëri”. “Mosha e bëri të vetën dhe kësaj radhe nuk doli fitues”.

“Prej 2 nëntorit nuk ndihej mirë pasi pati një atak në zemër dhe në tru në të njëjtën kohë. Me ndihmën e mjekëve u munduam që ta rehabilitojmë por ishte e pamundur. Derisa java e fundit apo tre ditët e fundit ishim më të rënda dhe mbrëmë dha frymën e fundit”, deklaroi Peja.

Mes lotësh Visari kërkoi falje që nuk po arrin të flas për shkak të dhimbjes që ndjen.

Baby Boo