Visar Ganiu: “Rinia e Çairit, në një nivel me rininë evropiane“


Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mori pjesë në Sfilatën e modës ‘Fashion Night Old Bazar’ të organizuar nga Forumi Rinor i BDI-së Çair, ku u prezantuan kreacione të studentëve nga Komuna e Çairit.

Ganiu duke përgëzuar rininë për këtë aktivitet kaq të rëndësishëm për Çairin dhe shoqërinë në përgjithësi, tha se ishte dëshmitar i një talenti me shumë shije të dizejnuesve të rinj çairas, me çrast stimuloi ata që të përsosen edhe më shumë, në një sektor që është shumë deficitar në rajonet tona, siç është moda, por që është tepër i rëndësishëm dhe përparimtar në qytetërimin perëndimor.

‘Moda nuk është thjeshtë dukje apo veshje, moda është një lloj mendësie. Njerëzit ndjekin modën që të jenë pjesë e një agjende të përcaktuar nga qytetërimi. Kjo agjendë është dinamika. Është progresi për të zbuluar të bukurën dhe paraqitur në të gjitha format e saja. Moda ka të bëjë edhe me të bukurën dhe shpërfaqjen e saj në natyrën njerëzore. Moda është mendësi që përcakton klasën e naltë, klasën e të qenit i zhvilluar dhe qytetërimuar’ tha Ganiu gjatë fjalës hyrëse në hapjen e këtij manifestimi kulturor.

Rini e dashur, porositi Ganiu, përskaj modës ju mbillni mendësi dhe mentalitet progresi, shije për të bukurën dhe ky mentalitet progresi është rrugëtimi shekullor i popullit shqiptar drejt qytetërimit Europian por edhe përpjekje e shoqërisë sonë drejt Bashkimit Europian.

‘Unë gëzohem dhe jam i lumtur që këtë projekt e ka mbështetur komuna e Çairit dhe do të vazhdojmë t’ju përkrahim në këso projekte të cilat kanë të bëjnë me zbulimin e talenteve të reja dhe mbështetjen e tyre, tha kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për këtë detyrë në 4 vitet e ardhshme, Visar Ganiu.

Ganiu uroi që nga kjo ngjarje të dalin talentë të cilët do të zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në sfilatat e modës, pasi siç tha rinia e Çairit është në të njejtin nivel kulturorë me atë të Evropës.

Baby Boo