Visar Ganiu pranon mandatin e ri për kryetar të Çairit


Komisioni Komunal Zgjedhorë sot ka dorëzuar certifikatat për këshilltarët e ri si dhe mandatin e ri për kreun e Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Pas ceremonisë, Ganiu falënderoi qytetarët dhe theksoi se do të jetë kryetar i të gjithë banorëve të kësaj komune, pa dallime.

“Zotohem para jush se do e jap maksimumin, siç e kam dhënë katër vitet e kaluara me mbi 200 projekte të realizuara. Kam qenë kandidat i BDI-së dhe i koalicionit me LSDM, por nga ky moment Visari Ganiu është kryetar i gjithë banorëve të Çairit dhe do të jetë i barabartë për të gjithë banorët, qytetarët. Dera e komunës do të jetë 24/7 për të gjithë qytetarët”, tha mes tjerash Ganiu.

Baby Boo