Visar Ganiu në takim me ambasadorin Jaroslav Ludva


Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva sot ka qëndruar për vizitë në Komunën e Çairit. Në takimin me kreun e komunës, Visar Ganiu është disktutuar për prioritetet e Çekisë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së.
Postimi i plotë:

🇨🇿Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva sot na nderoi me vizitën e tij në Komunën e Çairit.
Ishte ky një takim tejet i frytshëm dhe shpresëdhënës, që jam i bindur se do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve tona, por edhe në mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë.
🇪🇺Ndryshe, prej vetëm disa ditë më parë Republika Çeke për gjashtë muajt e ardhshëm, do të jetë kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, andaj edhe e urova ambasadorin Jaroslav Ludva, duke shprehur bindjen se do të jenë tejet të suksesshëm në zhvillimin e mëtejmë të proceseve eurointegruese.

Baby Boo