Visar Ganiu: “Filluan punimet për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Jahja Pasha””


Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kanë filluar punimet për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Jahja Pasha”.
Ganiu tha se duke pasur parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve tanë është mbi të gjitha, punimet do t’i vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit.
Postimi i plotë i Ganiut:

Edhe një lajm të bukur po e sjellim nga Lagja Seravë. Në rrugën 📍“Jahja Pasha” (“Sollunska”) të kësaj lagjeje, sot ekipet tona filluan punimet për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore, konkretisht të rrjetit të ujësjellësit.
✅Duke patur parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve tanë është mbi të gjitha, aktivitetet e modernizimit dhe rikonstruimit infrastrukturës nëntokësore, por edhe të asfaltimin të rrugëve, do t’i vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit.

Baby Boo