Visar Ganiu: “E vulosëm fitoren tonë në Çair”


Visar Ganiu së fundmi rreth një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth rezultateve të fundit për komunën e Çairit. Bashkëqytetarë të mi edhe njëherë fitoi bindshëm demokracia në Çair, fitoi familja e madhe Bashkimi Demokratik për Integrim, fitimtarët më të mëdhenj janë banorët e Çairit, ka shkruar Ganiu në Facebook.
Ganiu tha se tani vazhdojmë shumë më fuqishëm, shumë më bindshëm sepse Çairi është kalaja jonë e pamposhtur.
Postimi i plotë i Ganiut në Facebook:

E VULOSËM FITOREN TONË NË ÇAIR!
Bashkëqytetarë të mi edhe njëherë fitoi bindshëm demokracia në Çair, fitoi familja e madhe Bashkimi Demokratik për Integrim, fitimtarët më të mëdhenj janë banorët e Çairit.
Ju qytetarë të Çairit vlerësuat programin tonë serioz, të qendrueshëm e të realizueshëm.
Ndërsa ai nga e cila buroi e gjithë forca zgjedhore e gjithë energjia për të shkuar drejt kësaj fitoreje bindëse pa dyshim është lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti.
Lokomotiva e pandalshme e këtyre zgjedhjeve në Çair ishin aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair me në krye Izet Mexhitin, Forumi i Gruas i BDI-së në Çair, ishte Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim për të cilët kam një falënderim dhe përulje shumë të veçantë.
VAZHDOJMË SHUMË MË FUQISHËM, SHUMË MË BINDSHËM SEPSE ÇAIRI ËSHTË KALAJA JONË E PAMPOSHTUR!

Baby Boo