Visar Ganiu: Do ta shkruaj historinë në Çair, zgjedhjet i fitoj në raundin e parë (Video)


Kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu, i cili garon për mandatin e dytë në krye të kësaj komune, është i bindur se zgjedhjet do t’i fitojë që në raundin e parë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Ganiu tha se nga përshtypjet që ka nga terreni, pret që në këto zgjedhje, BDI-ja ta shkruaj historinë në Çair.

“BDI-ja është më e unifikuar se çdo herë që ka qenë. Të jeni të bindur dhe kjo eufori që mbretëron në Çair mua më jep garanca të mëdha , shpresë motiv dhe flas me shumë bindje që ne do e bëjmë historinë kësaj radhe. Çdp herë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), katër herë i ka fituar zgjedhjet dhe çdo herë kemi kaluar me balotazh dhe kemi fituar në rrethin e dytë. Por, kësaj radhe nga ajo që e shoh në terren, do ta shkruajmë historinë për herë të parë dhe jam i bindur që ne rrethin e parë do të fitojmë”, tha Visar Ganiu.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Baby Boo