Visar Ganiu: “Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i kultivimit të vlerave të mirëfillta kulturore”


Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu këtë javë filloi aktivitetet me takimin që bëri me flautisten nga Çairi, Sarana Ademi. Ganiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ajo merret me flaut tani 25 vite dhe njihet për kontributin e saj për muzikën burimore shqipe, shkruan Pa Censurë.

Flautistja i dhuroi kryetarit albumin e saj të parë me përmbledhje të Serenatave korçare, me flaut dhe instrumente tjera, e ndër mbështetësit e këtij albumi ishte edhe Komuna e Çairit. Sarana Ademi njihet edhe si autore e librit të parë me vepra shqipe për flaut dhe piano të kompozuara nga Prof. Valton Beqiri.
Ganiu ka thënë se Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i kultivimit të vlerave të mirëfillta kulturore./PaCensurë/

Postimi i plotë i Ganiut:

Baby Boo