Visar Ganiu bie “pre” e hakerëve – Su*lm kibernetik në faqen zyrtare të kryetarit të Çairit


Sot faqja zyrtare e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu është hasur me një su*lm kibernetik, këtë e ka bërë të ditur vetë faqja e komunës ku thuhet se çdo gjë që postohet nuk është nga ana jonë.

”Të nderuar qytetarë ju informojmë se faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu për momentin ka su*lm kibernetik dhe çdo gjë që postohet në këtë faqe nuk është nga ana jonë. Për gjithçka do t’ju informojmë në vijim. Me shumë respekt kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu” – shkruan faqja zyrtare e komunës së Çairit. /KlanMacedonia/

Baby Boo