Visar Duriqi e krahason binomin Kurti-Osmani me atë Putin-Medvedev


Gazetari Visar Duriqi ka thënë se kandidatja për presidente Vjosa Osmani, nuk ka bërë koalicion por është shkrirë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Tutje ai tha se për shkak të sjelljeve të vazhdueshme që Osmani ka bërë kundër LDK-së, është për tu çuditur si më herët nuk e kanë larguar nga ajo parti.

”Çuditem pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka larguar më herët Vjosa Osmanin? – nëse një deputete e jotja, konstant voton kundër qeverisë tënde, nuk e di çka pret për mos me e largu”.
”Prapë po them në Vetëvendosje le të vepron njëjtë siç ka vepruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe kanë me e çu tek ai Bojken Abazi që i ka ato Komisionet Disiplinore, se lëre më që kanë me e largu prej partisë. Vjosa Osmani nuk ka koalicion me Vetëvendosjen, ajo është shkrirë në Vetëvendosje. Sepse ajo nisma #Guxo, ka dalur që s’guxon. Nuk ka hyrë në garë si parti, as si iniciativë qytetare, pra veç është shkri sepse Vjosa Osmani është Vjosa, Fatoni, Haxhi Avdyli dhe najkush në rreth”.

”Vjosa Osmani tash për tash është keq me qenë presidente. Për shkak se ajo më nuk është as presidente siç ka qenë Hashim Thaçi”.
”Vjosa Osmani është presidenti që ka me e dirigju dikush tjetër. Është presidente që e ka një kryetar partie që ka me i tregu dikush çka me bë. Në këtë rrethanë nëse e ke Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn në garë, atëherë më mirë është Ramush Haradinaj se sa Vjosa Osmanin që e ka një kryetar përmbi dhe ka me i tregu çka me bë”.

Baby Boo