Visar Ademi: “Nuk e uroj 7 Marsin sepse nuk luftùan mjaftueshëm të zhvillojnë tru…”


Do të tingëlloj pak i vrazhdë por sot, nuk kam asnjë arsye, biles edhe refuzoj, t’ia uroj 7 Marsin ndonjë punëtori të arsimit.
Pse??

Sepse, nuk “luftuan” mjaftueshëm të formojnë dhe zhvillojnë tru të pavarur nga politika në këtë shtet. Dështuan në prodhimin e kuadrove me mendje të hapur dhe të pavarur për te formuar atë që quhet “elitë intelektuale” që do ti jepte zgjidhje strategjike këtij populli të munduar për çdo dyshim që ai ka në lidhje me aleancat politiko-globale, ofroj platformë zhvillimi (ekonomik, arsimor, kulturor etj) dhe jetë kritikuesi kryesor i devijimeve shoqërore pa marë parasysh nga kush vijnë.

Përkundrazi, kryesisht për shkak të tyre sot mendimet dhe veprimet tona drejtohen (për shkak të interesit) nga njerëz me karrierë të dyshimtë politike që nga zeroja kanë ngjitur shkallët më të larta të institucioneve qeveritare, njerëz fetar që na tregojne rrugën e Zotit në ndërkohë që moti kanë humbur rrugën e tyre, gazetar që nuk dijnë shkrim lexim, njerëz te dështuar dhe të pensionuar nga politika që janë bërë profesor Universitar dhe sipërmarës që përshkak të njohjes me kryetarin marin tendera pa fund.

Pra urime 7 Marsi dita e injorancës jo Arsimit…

Visar Ademi

Baby Boo