Virusi Korona, Rexhepi: E Xhumaja në Xhami, vaktet tjera në shtëpi


Në kohën e masave të shtuara për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, edhe organizatat fetare kanë dalë me porositë e tyre. Nga Bashkësia Fetare Islame thonë se respektojnë sugjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë për të mos pasur rituale në tubime mbi 1 mijë persona. Por, lutjet fetar të “xhumasë” , kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi thotë se është e domosdoshme të bëhen nëpër Xhami. Ai bën thirrje që të mos krijohet panik tek qytetarët por të respektohen masat e kujdesit dhe higjienës.

NE ASI RREZIKU NUK KEMI SEPSE NËPËR XHAMITË TONA MUND TË KETË MAKSIMALISHT 100, 200, 300 PERSONA QË FALIN XHUMANË. SA U PËRKET VAKTEVE TË TJERA, PREFERENCA JONË ËSHTË QË MË TEPËR BESIMTARËT LUTJET DUHET T’I KRYEJNË NË SHTËPITË E TYRE NË MËNYRË INDIVIDUALE, NUK KANË NEVOJË TË DALIN NË XHAMI. E GJITHË ÇËSHTJA ËSHTË TEK NAMAZI I XHUMASË, I CILI PATJETËR DUHET TË FALET NË XHAMI E UDHËHEQUR NGA HOXHA – DEKLAROI SULEJMAN REXHEPI, KRYETAR I BFI-SË.

Nga Kisha Ortodokse Maqedonase bëjnë thirrje që rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të jenë prioritet për praktikuesit fetarë. Sinodi i Kryepeshkopatës së Ohrit kumtuan që mos të reduktohen ritualet fetare nëpër kisha, por të rritet kujdesi i pastërtisë.

NJERËZIT DUHET TË RESPEKTOJNË MASAT DHE TË RRISIN HIGJIENËN NË TEMPUJ DHE MANASTIRE, SË PARI DUKE IU LUTUR ZOTIT PËR SHËNDETIN E TYRE DHE PËR TË TREGUAR ÇDO KUJDES TJETËR TË MUNDSHËM. APELOJMË TE PRIFTËRINJTË QË KANË VIZITA TË RREGULLTA TË OBJEKTET FETARE, NË MIRËMBAJTJEN E RREGULLT TË HIGJIENËS – NJOFTUAN NGA KRYEPESHKOPATA E OHRIT.

Megjithatë mbyllja e plotë e xhamive dhe kishave sipas krerëve fetarë do të shkaktonte panik te qytetarët. Sipas tyre objektet fetare janë ndër hapësirat më të pastra publike, të cilat shërbejnë për ngritjen e moralit në këto situata të vështira. Por ata shprehen të gatshëm që të bashkëpunojnë në Qeverinë për çfarëdo masa të tjera, të cilat do të shërbenin në të mirë të shëndetit publik.

Baby Boo