Virusi korona, qytetarët të painformuar për sigurinë e ushqimeve


Në rrethanat aktuale dhe në kuadër të masave të shumta të autoriteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona, institucionet përkatëse nuk po i informojnë qytetarët nëse duhet të shmangin ose jo blerjen e produkteve të pa ambalazhuara. Arra, vezë, fruta dhe perime apo edhe produkte të qumështit vazhdojnë të shiten nëpër tregjet e gjelbra edhe pse shitësit pranojnë se frika nga përhapja e virusit ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve.

“Kanë frikë tani. Nuk po shkon, pothuajse asgjë nuk shitet. Nuk po blejnë, e si më përpara nuk ka shans më”

“Po ja kanë blerë 4 kg gjizë dhe tashmë jam duke prit këtu deri në mbrëmje deri në orën 5. Nëse mundem ta shes e shes, nëse jo e kthej përsëri në shtëpi.”

“Ka rënë pak. Për shkak të virusit nuk ka aq shumë njerëz nëpër Pazar.”

Megjithatë edhe pse refuzonin të flasin, kishte edhe nga ata qytetarë që kishin dalë për të blerë produktet e përditshme ushqimore. Të kontaktuar nga Alsat, nga Inspektorati i Ushqimeve dhe Veterinarisë nuk dhanë përgjigje për masat që duhet të ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve. Më rritjen e numrit të të prekurve nga Korona, ditëve të fundit qytetarët vërshuan marketet duke blerë produkte ushqimore me shumicë dhe duke zbrazur raftet. Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Dy ditë më parë institucioni Evropian për Siguri Ushqimore doli me qëndrim se nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi, megjithatë kjo nuk është përfundimtare.

Baby Boo