Virusi korona në vend, përfitimet dhe pasojat nga jeta në vetë-izolim (VIDEO)


Respektimi i masave kundër virusit Korona dhe qëndrimi në shtëpi, mund të jetë shumë i dobishëm. Kështu vlerësojnë sociologët dhe psikologët. Mirjana Jovanovska Stojkovska, psikologe rekomandon që të planifikohet koha në shtëpi se çka duhet të bëhet dhe si duhet të punohet me fëmijët, por edhe me më të moshuarit. Madje tu ndihmohet që edhe ata vetë të menaxhojnë kohën dhe aktivitet e tyre. Psikologja Jovanovska Stojkovka thotë se me fëmijët më mirë është që bashkërisht të lexohen librat e preferuar të tyre dhe mësimet që duhet t’i përfundojnë deri në fund të vitit, të shikohen programet e preferuara të tyre. Ndërsa me të moshuarit shumë më e rëndësi është që ti kenë barnat e domosdoshme mjekësore.

Më pozitive nga kjo që vendosim të mbesim në shtëpi është ajo që do të kemi kohë dhe mundësi tu përkushtohemi njerëzve të cilët i kemi të afërt. Të jemi me fëmijët tani, me prindërit tonë, me njerëzit që na vlejnë. Për shkak se vazhdimisht jetën e kishim një garë dhe me mungesë të kohës ë të rrimë me ta, të flasim, të kalojmë kohën bashkë, të ndajmë diçka mes nesh. Tani ky është përfitimi më i madh. Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë”-tha Mirjana Jovanovska Stojkovska, psikologe.

Profesori Ali Pajaziti thotë se vetë-besimi dhe të menduarit me optimizëm në këtë situatë luan rol të rëndësishëm.

Një zgjidhje është që të mendojmë pozitivisht, të mendojmë se do të bëhet më mirë, që të ngjallim tek njerëzit optimizëm, të ngjallim tek njerëzit besim, tek vetvetja, besim tek ndryshimi i kësaj klime, besim se kjo është momentale, se do të ndryshojë situata dhe konteksti. Secili njeri duhet të mundohet njëherë të menaxhojë me vetveten, të ndryshoj perceptimin, të ndryshoj kodin mental të vetin, të ndryshojë mënyrën e komunikimit me tjetrin, të krijojë një hapësirë të tolerancës me tjetrin”-pohoi Ali Pajaziti, Sociolog.

Ekspertët apelojnë qytetarët që këtë periudhë të kalojnë sa më shumë kohë me familjet e tyre në shtëpi, ndërsa fëmijët e moshës deri 14 vjeçare ti mbajnë larg lajmeve dhe informimin e tyre për situatën me pandeminë ta bëjnë vet prindërit.

Baby Boo