Virusi i rrezikshëm mbërrin në Shqipëri, Çomo: “Një 16 vjeçar në intubim, gjendja e tij u rëndua brenda pak orësh”


Krah gripit në vendin tonë prej dy javësh është duke qarkulluar edhe virusi sincital ose RSV. Virusi prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror. Rasti i parë në Shqipëri është konfirmuar dy javë më parë dhe ka qenë një 16 vjeçar. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha se gjendja shëndetësore e të riut ishte përkeqësuar brenda pak orësh dhe është dashur të futet në intubim.

“Natyrisht kemi pasur një djalë në moshë 16 vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipopetoj situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyje kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne në shërbimin infektiv është rast i rrallë, tek një adult.

Ishte në një situatë të re. sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe tek të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte I rënduar në mënyrë të pa pritur dhe tek një moshe e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.

Ajo tha se konstatimi i këtij virusi, i cili ka simptoma të njëjta me gripin, bëhet vetëm përmes analizave laboratorike në ISHP.

Baby Boo