Virusi i ‘Nilit’ mbërrin në Kosovë, ‘vret’ për vdekje një nga të prekurit


Pas konfirmimit të pranisë së virusit të ‘Nilit’ perëndimor në Kosovë, mësohet se një nga të prekurit ka humbur jetën.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke shtuar se deri më tash dy pacientë janë diagnostikuar me këtë virus.

Një person ka vdekur nga virusi ‘Nil’, për të cilin është konfirmuar në laborator se ka bartur këtë virus dhe një person tjetër që ka pasur këtë virus tashmë është shëruar”, tha Ramadani.

Përhapja e këtij virusi në Evropë ka lënë të vdekur 17 persona, prej të cilëve nëntë janë nga Serbia, tre nga Greqia.

Simptomat e këtij virusi janë temperaturë, marramendje, vjellje, dhembje e trupit si dhe ënjtje të gjëndrave limfatike dhe përhapet nga pickimi i mushkonjave të infektuara

Baby Boo