Virusi “Flurona”, simptomat dhe tretmani që duhet bërë ndaj tij


Fillimi i vitit 2022 nisi me një lajm të keq; Izraeli njoftoi për disa raste të infektuara me një virus që u emërua ‘Flurona’. Virusi ‘Flurona’ u definua si një virus ‘i dyfishtë’ – përzierje e Covid-19 më grip sezonal.
‘Flurona’ ka vënë alarmin mes studiuesve të mjeksisë, pasi derisa dimrin e kaluar kishte më pak sesa zakonisht numër të rasteve me grip sezonal, për shkak të kufizime të Covid-19, këtë vit u shënua rritje në numrin e njerëzve të infektuar me grip sezonal. Në Izrael, rreth 2000 njerëz janë të shtruar në spitale, me grip sezonal.

Por, cilat janë simptomat e ‘Flurona’?
Sikur Covid-19, edhe gripi janë sëmundje që lidhen me frymëmarrjen, pra që sulmojnë rrugët e frymëmarrjes. Ata gjithashtu kanë simptoma të ngjashme. Temperatura e lartë, rrjedhje hundësh, humbje oreksi, dhimbje fyti, dhimbje koke, kollë e lodhje janë disa nga simptomat.
‘Flurona’ thuhet se ka bërë këto simptoma më të këqija, ose më intense sesa një infeksion i thjeshtë, meqë ky infeksion shihet i dyfishtë.

Trajtimi?
Nuk ka trajtim tjetër për ‘Flurona’, përveç atyre që janë përdorur deri më tani për Covid-19 dhe gripin sezonal.
Për gripin nuk ka tretman të saktë, por njerëzit e trajtojnë duke pushuar, me lëngje, barëra për ndaljen e dhimbjeve dhe gjëra të ndryshme.

Baby Boo