Virusi, edhe 4 raste të reja, numri shkon në 35, MSh: Gjendja e pacientëve është stabile


Edhe 4 raste të reja konfirmohen me koronavirus, ndërsa numri i pergjithshëm në Maqedoni shkon në 35. Nga 35 të infektuar, 24 raste janë nga Dibra dhe 11 nga Shkupi. Ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe, njoftoi se katër rastet e reja janë nga Shkupi, ndërsa gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.

“Të gjithë të diagnostifikuarit e ri janë me pasqyrë të lehtë klinike, gjendja është stabile e të gjithë pacientëve në Klinikën infektive. Gjendja është stabile edhe e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes dhe nuk ka shenja të përkeqësimit të gjendjes”, tha Venko Filipce.

Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 30 persona të tjerë për virusin Covid-19 , ata janë nga Dibra dhe rrethina, Shkupi dhe Kumanova. Filipçe përafërsisht tha se deri tani janë bërë 400 teste për korona virus.

“Ka sasi të mjaftueshme të testeve, përafërsisht 1.500 deri në këto momente dhe kemi informim për donacion të 1000 testeve, si dhe furnizimi ynë prej 1000 testeve të tjera brenda kësaj jave. Kemi informacione se vendi ynë do të ketë në dispozicion rreth 1.000 mijë teste në javë, sepse tani kërkesat, siç njoftuan nga OBSH-ja, në të gjitha vendet janë shumë të larta”, theksoi Venko Filipce.

Ministri Filipçe informoi se gjatë mbrëmjes së kaluar na Maqedoni ka mbërritur avioni që barte udhëtarë nga Brukseli. Pasagjerët u testuan për koronavirus dhe rezultatet janë negative, ndërsa pasagjerët janë të detyruar në izolim shtëpiak. Gjithashtu për momentin rreth 2 mijë persona janë në vetizolim.

Baby Boo