Viola von Cramon: Duhet parandaluar krijimin e një ‘Republika Srpska’ në veri të Kosovës


Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës është interes i përbashkët i SHBA’së dhe Bashkimit Europian. Kur foli për dialogun mes kosovarëve dhe serbëve në Bruksel ajo shtoi se nuk do të kundërshtonte që pala kosovare të caktoj si parakusht liberalizmin e vizave për të nisur atë. Në intervistën për portalin serb Kosov-Online ajo foli edhe për njohjen e Izraelit për Kosovën që vlerësoi pozitivisht, por shprehu kundërshtinë për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ajo tha se nuk e ka parë letrën e Presidentit Amrikan Biden të dërguar Presidentit serb Vucic por shoi se pajtohet me ato që ka thënë ai, duke shtuar edhe një mendim të saj. “Është interes i përbashkët të shohim njohje të ndërsjellë. Shpresoj se do të mund të shohim këtë si rezultat të dialogut. Nga të dyja duhen politikanë që janë për integrimin në BE, e kur shihni njerëz që flasin për bashkimin me Shqipërinë kjo nuk ndihmon aspak” tha ajo. Ajo shtoi se “kufijtë janë të palëvizshëm dhe se nuk janë të mirëpritura ndryshimet as në drejtim të Shqipërisë, as në drejtim të Serbisë e as një tjetër shteti.

Cramon nuk pranoi as mendimin e politikanëve që barazojnë, përkatësisht ndërlidhin, çështjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, raportuesja e PE tha që janë tërësisht të ndryshme “Me Republika Srpska kemi problem dhe duhet të shohim si duhet zgjidhur. Duhet të ndalojmë një tjetër Republika Srpska në veri të Kosovës, dhee për këtë në përgjithësi do të dëshiroja t’i shoh si dy pyetje të ndryshme. Ne në BE këtyre i qasemi si dy çështje të ndryshme” tha eurodeputetja gjermane. Sa i përket dialogut Prishtinë – Beograd ajo shfaqi mirëkuptim nëse Kosova do të vendoste liberalizimin vizave si kusht për vazhdimin e dialogut.

“Kishte disa marrëveshje, ratifikim të atyre teknike, dhe mendoj se në bazë të kësaj do të mund të shkonim përpara. Por mendoj, me të vërtetë do të kuptoja sikur për Kosovën liberalizimi i vizave do të ishte kusht për vazhdimin e dialogut. E kuptoj zemërimin e palës kosovare, pasi kanë përmbushur të gjitha normat e BE’ja nuk e përmbushi premtimin, kjo është problem. Duhet të punojmë në të dy anët, duhet të punojmë që Kosova të bindë Francën, Holandën dhe Suedinë që është bërë gjithçka nga ana e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe shpresojmë që do të shohim liberalizimin e vizave në gjysmën e dytë të vitit 2021”.

Baby Boo