Vi*ktima e parë nga gripi sezonal!


Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3.

Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në Klinikën Infektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e bardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast.

Jo zyrtarisht mësohet se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit, ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar. Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3 viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të Shëndetit Publik tregon se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip stinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë, ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.Deri më tash me vaksina kundër gripit sezonal janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë.Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili ka ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në Klinikën Infektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili ka ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e bardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht mësohet se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit, ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar. Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3 viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të Shëndetit Publik tregon se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip stinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë, ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetet shëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit. Nga Qendra e Shëndetit Publik
në Shkup thonë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.Deri më tash me vaksina kundër gripit sezonal janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë.

Baby Boo