Vijon periudhë me mot stabil dhe rritje të temperaturave


Në Maqedoni vijon periudhë me mot stabil, me paraqitje mesatare të vranësirave. Nesër temperaturat minimale në disa vende do të jenë negative, ndërsa nga e premtja do të ketë rritje të tyre. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM), edhe nesër moti do të jetë stabil, në mëngjes freskët. Ndërkohë që temperaturat maksimale këto ditë do të lëvizin prej 13 deri 21 gradë Celsiusë.

Baby Boo