Vijon afati për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, seanca akoma nuk është caktuar

Këtë javë duhet të fillojë procedura kuvendore për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por akoma është e paqartë nëse kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, do të caktojë seancë.

Baby Boo

Ai dje në disa media tha se nuk do të caktojë seancë të komisionit, nëse partitë nuk merren vesh dhe nuk japin dritë të gjelbër për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të kundërtën ai tha se nëse e fillon procedurën pa lejen e partive, procesi nuk do të ketë sukses dhe gjithë procedura do të duhet të nis nga fillimi.

OBRM-PDUKM-ja më herët ka thënë se që ajo të jep dritë jeshile për KSHZ-në, duhet të miratohen ligji për financimin e partive dhe ligji për qeverinë, pasi sipas tyre, kjo ka qenë marrëveshje para se OBRM-PDUKM-ja të kthehet në Parlament.

Afati për formimin e KSHZ-së ka kaluar më 29 gusht, ndërsa përbërja e re do të ketë mandat prej gjashtë muajve dhe të realizojë referendumin për çështjen e emrit, i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev duhet të mbahet në shtator ose tetor të këtij viti.


Restorant Lumare