Vi*dhte karburant nga veturat, arr*estohet 25 vjeçari nga Tetova


Nga MPB njoftojnë se policia gjatë ditës së djeshme ka arr*estuar një 25 vjeçar në Tetovë. I njëjti dyshohet se disa herë ka vje*dhur karburant nga veturat në Tetovë.

“Me datë 25.10.2022 në ora 15:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria A.A. (25) nga Jellovjana e Tetovë. Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit dhe këtij muaji ka kryer disa vje*dhje të karburanteve nga automjetet. Nga A.A. janë marrë dy bombola me karburant, të cilat dyshohet se janë nga veprat penale që janë raportuar”

Baby Boo