Vidhen pompat e ujit në Haraçinë! Reagon kryetarja, “Ju jeni turpi Haraçinës”


Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Ramadani- Halimi nëpërmjet Facebook-ut ka reaguar ashpër për siç thotë ajo, vjedhjen e pompës së ujit në fshatin Mojancë. Halimi thotë se është shkaktuar dëm i madh, ndërsa kërkon nga policia që të gjej autorët e veprës.

“Së fundmi disa persona kanë bërë dëm të pa imagjinueshëm dhe shumë pa paramenduar të cilët në fshatin Mojancë në vendin ku është realizuar projekti për furnizim me ujë është vjedhur edhe pompa e vetme e ujit nga pusi numër 2, pas vjedhjes se parë një muaji ku te grabitura mbetën 2 pompa të ujit. Autorët e këtyre veprimeve për një shumë të volitshme, në radhë të pare iu kanë bërë dëm të madh dhe të pazakonshëm qytetarëve, familjeve, shoqërisë dhe komunës në tërësi dhe po ashtu edhe vetes së tyre. Nga këtu ju them se ju persona të pa ndërgjegjshëm do të jeni turpi i Haraçinës dhe po ashtu ju bëjë apel të gjithë juve që të vetëdijesohuni dhe të vendosni gishtin në kokë që të kontribuoni për zhvillim dhe përmirësim të kushteve shoqërore e jo të shkatërroni shoqërinë dhe gjeneratat e ardhshme me akte të këtilla vandale”, shkruan Halimi.

Baby Boo