Vidhen 42 armë të policisë, hajdutët i zëvendësojnë me lodra


Disa hajdutë në Paraguai kanë vjedhur 42 pushkë të fuqishmë nga armatimi i policisë.

Gjatë një inspektimi zyrtarët zbukuan se pushkët FN FAL ishin zëvëndësuar me kopje prej druri dhe plastike.

Inspektimi u urdhërua pasi armët filluan të shfaqeshin një vit më parë në tregun e zi, dhe çmimi i tyre shkonte deri në 10.000 dollarë.

Pushkët ishin vendosur në depo por ishin në gjendje pune. Disa prej tyre mendohet se kanë përfunduar në Argjentinë ndërsa të tjerë besohet të jenë kontrabanduar në Brazil.

Mediat paraguaiane publikuan fotot e kopjeve dhe e quajtën “skandalin më të turpshëm” në historinë e forcës policore të vendit.

Ata ishin marrë në një uzinë amrësh në qytetin Capiata, ndërsa forca policore i zëvendësonte ato me modele më të reja./Pacensure

Baby Boo