Videoja virale ku ushtarët rus pendohen pse vr*sin civil!


Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000 të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta. Në terren mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të një krematoriumi të lëvizshëm të ushtrisë ruse ndërsa ministra e Mbrojtjes ruse pranon për herë të parë se ka të vde*kur në radhët e ushtrisë së saj.

“Mami, më largo nga këtu! Ne po vra*sim civilë këtu!” Këto janë fjalët e pushtuesve rusë të cilët vullnetarisht dorëzohen në Ukrainë. SBU tregoi se si pushtuesit nga Volgograd u penduan që erdhën në tokën tonë me lu*fte. Pse ky “ndërgjegjësim” erdhi vetëm kur pushtuesit kaluan pothuajse gjysmën e Ukrainës dhe u gjendën në rajonin e Mykolayiv pyetja është e hapur.

Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë lu*ftuar por kanë lënë ar*met dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.

Një ushtar thotë se fillimisht i urdhëruan të mos su*lmonin civilët, por tashmë ata po god*asin shkollat dhe banesat e civilëve. “Boll me kaq, kjo është e tmerrshme jemi duke vr*arë femijë të vegjël tregojani këto presidentit Putin se çfarë po ndodh ketu” deklaron ushtari rus. Në mediat ndërkombëtare u shfaqën fotot e një krematoriumi lëvizës ku mund të di*gjen ushtarët e vra*re rusë.

https://youtu.be/F6h0dhsynms

Baby Boo