Videoja theu rekorde: Nxënësi i klasës së parë u bë i njohur që nga momenti kur e turpëroi gazetaren: Nuk dua të infektohem, vendose maskën në hundë …


Në Sarajevë në Bosnje dhe Hercegovinë ka filluar mësimi në vitin e ri shkollor, përderisa gazetarja e televizionit “H1” bisedonte me nxënësit e klasës së parë i cili mirë i spjegonte se si të gjithë duhet të sillemi në kohë pandemie. Djali i vogël duke mbajtur maskën në fytyrë e paralajmëroi gazetaren se nuk është duke e mbajtur si duhet maskën.

Gazetarja si edhe shumë të tjerë e mbanë maskën në mënyrë jo të duhur respektivisht poshtë pjesës së poshtme të hundës gjegjësisht vetëm sipër buzëve.

“Korona ka, duhet maskë, nuk dua të infektohem. Dhe gjithashtu vendose maskën në hundë” i tha djali i vogël, me çka gazetarja i kërkoi falje dhe e pyeti se a e ka të qartë se në shkollë të gjithë duhet të mbajnë distancë.
“Po, po mundem të largohem pak për shkak të koronës” tha djali dhe u largua nga gazetarja dhe ekipi i saj.

Baby Boo