Videoja intime me Sorecën: “Të kenë turp ata që i bien kot më qafë Romina Kukos”


Aleanca e Grave ka reaguar duke i dalë në krah zv.ministres së Brendshme, Romina Kuko pasi emri i saj është lakuar në disa media për një video kompromentuese me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Drejtuesja e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, shkruan se është një turp i madh që të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel për hir të luftërave politike.

Arqimandriti thekson gjithashtu se ky lajm nuk duhet besuar dhe se duhej të kishin turp që i binin kot më qafë zv.ministres.

Gjatë mbrëmjes së djeshme reagoi vetë edhe Kuko duke thënë se po sulmohet politikisht dhe se ata që e lakonin emrin e saj për videon intime për Sorecën duhej të kishin turp. /albeu.com

Baby Boo