Videoja e sherrit në familjen mbretërore| Elia Zaharia-Princ Lekës: Ke prekur babin tim që të ka mbajtur me bukë?! Diplomat i ke falsifikuar


Në një video afro 1 minutë të siguruar nga Klan News shihet një pjesë e sherrit mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia. Është Princ Leka ai që mban telefonin duke filmuar konfliktin mes tyre, ku i pranishëm është edhe Shefi i Administratës së Oborrit Syl Mulosmanaj.

Elia Zaharia i “hakërrehet” Princit duke i thënë se ai ka dhunuar babain e saj të moshuar e që e ka mbajtur me bukë. Ndërkohë ky i fundit tenton të largohet nga ambientet e Oborrit Mbretëror, duke i thënë “Mos më prek!”

Ish-bashkëshortja e tij e godet disa herë me duar dhe e kap nga xhupi, duke e cilësuar si “njeri pa shkollë e me diploma të falsifikuara.”

Debati mes tyre:

Elia Zaharia-Princ Lekës: Ti të më prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë? Ti të më prekësh babin tim?! I ke gjuajtur babit?

Syl Mulosmanaj: Elia, Elia…

Princ Leka: Ik, nuk kam prekur asnjë gjë! Mos më prek!

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç! (E godet me dorë)

Syl Mulosmanaj: Elia!!

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim! Ke prekur me dorë prindin tim…(tenton t’i marrë telefonin) Unë do të çoj në gjyq ty, mos më bëj viktimën. Diplomat i ke falsifikuar! (Tenton ta godasë sërish Princ Lekën, ndërhyn Mulosmanaj) Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, ti s’ke shkollë! Je pa shkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë!

Kujtojmë se ngjarja u raportua mesditën e sotme, ku të dyja palët kanë kryer kallëzime në Polici dhe kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje. Ata po hetohen për “dhunë në familje”.

Ishte Princ Leka ai që në dëshminë e tij ka thënë se shkoi të takonte të bijën 3 vjeçare dhe u sulmua fizikisht nga ish-vjehrri. Ndërsa ky i fundit është shprehur se ai nuk ka forcë ta godasë një “burrë dy metra”, duke shtuar se ishte Princi ai që e nisi konfrontimin fizik.

Çifti e njoftoi ndarjen në rrjetet sociale rreth dy muaj më parë./tvklan.al

VIDEO

Baby Boo